SHBA: Si të evitoni mashtrimet me vizat amerikane

    474
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të bëjnë kujdes nga mashtrimet për vizat amerikane. “Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, deklaroi zyra konsullore. Ajo publikoi edhe adresat dhe tarifat zyrtare për ata që aplikojnë për viza studentore dhe turistike. 

    1 – Doja të dija çfarë kategorie vize duhet të kërkoj. Anëtarët e këshillit bashkiak në Uashington DC kanë bërë një ftesë për të gjithë këshilltarët, aplikoje online dhe më vonë përzgjidheshin. Unë doja të dija çfarë kategorie vize duhet të hedh, sepse aplikova për kategorinë B1 dhe më refuzuan?
    Zyra konsullore: “Nëse është udhëtim zyrtar është procedurë tjetër, në të kundërt për vizita kategoria e vizës është B1/B2”.

    2 – Jam fituese e DV 2018 dhe intervista më është caktuar në shkurt 2018. Në dokumentet e kërkuara kam dërguar të gjithë dokumentet origjinale (përfshirë këtu edhe diplomën e shkollës së mesme). Pas intervistës do të më kthehen këto dokumente?
    Zyra konsullore: “Po, diploma e shkollës do t’ju kthehet”.

    3 – Unë me bashkëshorten kemi futur peticionin I-130. Dhe gjatë kësaj kohe pritjeje rreth dyvjeçare, bashkëshortja sa të drejtë ka të rrijë jashtë SHBA? Dhe nëse unë aplikoj për vizë, mundet të kem lehtësira? 
    Zyra konsullore: “Ju mund të aplikoni për vizë jo-emigruese, rastet shqyrtohen në momentin e intervistës. Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Sigurohuni të përmendni që keni në proces një petiticion emigrimi në formularin e aplikimit. Kini parasysh se për një vizë turistike barra e provës bie mbi aplikantin ose aplikanten që të provojë se ai ose ajo ka lidhje madhore me vendin e tij ose të saj”.

    4 – Po në qoftë se Ministria e Drejtësisë gjermane nuk i përgjigjet kërkesës sime për dëshmi penaliteti, si duhet të veproj, sepse kam 40 ditë që e kam bërë kërkesën e s’ka ardhur akoma. Posta më tha që ka mundësi të mos të kthejnë përgjigje.
    Zyra konsullore: “Lutemi të na shkruani tek adresa [email protected], pasi për çështje individuale nuk mund të diskutojmë këtu”.
    Sigal