Lotaria Amerikane, thirrja e ambasadës: Si të bëni një aplikim të suksesshëm

    439
    Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, duke i këshilluar ata që të bëjnë aplikime të suksesshme për lotarinë Amerikane.

    Në faqen zyrtare në ‘Facebook’ Ambasada thekson se “Doni të aplikoni për lotarinë DV-2019 këtë javë? Ndiqni në vizatimin më poshtë recetën time për një aplikim të suksesshëm për lotarinë! Është më e lehtë sesa të bësh byrek! Sigurisht, që mund të më pyesni nëse nuk kuptoni ndonjë nga përbërësit e recetës #AskAnna #PyetAnën”.

    Kështu, mes këshillave, Ambasada sugjeron që të gjithë të interesuarit;
    -Aplikoni vetëm një herë gjatë DV-2019;
    -Përfshini në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes tuaj;
    -Hiqni syzet për foton;
    -Ngarkoni një foto të re për çdo vit që aplikoni;
    -Ngarkoni foton e saktë për secilin anëtar të familjes tuaj

    Duhet të theksojmë faktin se për shkak të disa problemeve në sistem, lotaria amerikane shtyhu aplikimet deri në datën 22 nëntor. Thirrja e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të ndërpritej fare lotaria.
    Sigal