Lotaria Amerikane, si veprohet për rastet specifike

    740
    Çfarë duhet bërë për çiftet që nuk kanë kryer celebrimin, personat që nuk kanë përfunduar shkollën e mesme dhe fëmijët
    1 – Mund të bëni një format prove si të aplikojnë ata që s’dinë anglisht se po shkon 200 mijë lekë aplikimi bashkë me fotografi?
    Zyra konsullore: “Lutem gjej udhëzimet këtu: https://al.usembassy.gov/…/uploads/sites/140/dv2019alb.pdf. Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotёsuar regjistrimin tuaj E-DV: 

    1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emër mesi, por vendosni N/A.
    2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit. 
    3. Gjininë – mashkull ose femër. 
    4. Qytetin e lindjes. 
    5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur. 
    6. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë – Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Vendi i kualifikueshëm për Programin e Lotarisë nuk lidhet me vendin ku jetoni. Nëse keni lindur në një vend jo të kualifikueshëm për Programin e Lotarisë, lutemi rishikoni Pyetje të Shtruara Shpesh për të parë nëse ka mënyrë tjetër që mund t’ju bëjë të kualifikueshëm. 
    7. Fotografitë e tё regjistruarve – Fotografi personale tuajёn të nxjerrë kohët e fundit, të bashkëshortit/es dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për specifikime teknike dhe të kompozimit. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie.
    Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar (DV-2018), ju do të skualifikoni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit. Shikoni Dorëzimi i Fotografisë Dixhitale për më shumë informacion.
    8. Adresa postare – Në emër të 

    Adresa Rreshti 1 
    Adresa Rreshti 2 
    Qyteti 
    Rrethi 
    Kodi Postar 
    Shteti 
    9. Shteti ku jetoni aktualisht. 
    10. Numri i telefonit (jo i detyruar).
    11. Adresë E-maili – Një adresë poste elektronike në të cilën ju keni akses tё drejtpёrdrejtё. Nëse aplikimi juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit duke ju njoftuar që informacion me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё. Shikoni Pyetjet të Shtruara Shpesh për më shumë informacion në lidhje me procesin e përzgjedhjes.

    12. Niveli më i lartë i arsimimit që ju keni arritur, deri më sot: (1) vetëm Shkollë fillore, (2) disa vite shkollë të mesme, pa diplomë (3) Diploma e shkollës së mesme, (4) Shkollë profesionale, (5) Disa kurse universiteti, (6) Diplomë universitare, (7) Disa nivele të kurseve pasuniversitare, (8) Master, (9) Disa Kurse të doktoraturës, dhe (10) doktoraturë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me kërkesat arsimore.

    13. Statusi aktual martesor – (1) I/e pamartuar, (2) i/e martuar dhe bashkëshorti/ja ime nuk është qytetare amerikane, apo me green card, (3) i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card, (4) i divorcuar, (5) i ve, ose (6) i ndarë ligjërisht. Vendosni emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, shtetin e lindjes së bashkëshortit/es tuaj, dhe një fotografi të bashkëshortit tuaj që plotëson specifikimet teknike të njëjta si fotoja juaj. Mosvendosja e bashkëshortit/es tuaj nё regjistrimin pёr lotarinё do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Ju duhet të përfshini në regjistrimin tuaj bashkëshortin/en tuaj edhe në qoftë se keni ndërmend të divorcoheni përpara se të aplikoni për një vizë. Një bashkëshort i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk do tё kërkojё dhe as nuk do t’i lëshohet një vizë DV. Ndaj, nëse ju zgjidhni opsionin “i martuar dhe bashkëshorti/ja ime është qytetare amerikane, ose me green card” tek aplikimi juaj, sistemi nuk do ju kërkojë të vendosni informacionin për bashkëshorten Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes.

    14. Numri i fëmijëve – Renditni Emrin, datën e lindjes, gjininë, qytetin e lindjes, dhe shtetin e lindjes për të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç në momentin e regjistrimit elektronik, pavarësisht nëse jetojnë apo jo me ju, apo s’kanë ndërmend t’ju shoqërojnë ose ndjekin për t’u bashkuar me ju të emigroni në Shtetet e Bashkuara. Ngarkoni fotografi individuale të secilit prej fëmijëve tuaj duke përdorur specifikimet teknike të njëjta si fotografia juaj.

    Sigurohuni që të përfshini: 
    • të gjithë fëmijët biologjikë;
    • të gjithë fëmijët ligjërisht të birёsuar nga ju; dhe, 
    • të gjithë fëmijët/thjeshtërit nga martesat e mëparshme që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç në datën e aplikimit tuaj elektronik, madje edhe në qoftë se ju nuk jeni më të martuar ligjërisht me prindin e fëmijës, dhe madje edhe në qoftë se fëmija aktualisht nuk banon me ju dhe/ose nuk do të emigrojë me ju.

    Fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk janë të pranueshëm për DV. Megjithatë, në rrethana të caktuara Akti i Mbrojtjes të Statusit të Fëmijëve i mbron fëmijët nga “përjashtimi pёr shkak tё moshës”. Nëse aplikimi juaj i DV është bërë para se fëmija juaj i pamartuar tё kishte mbushur 21 vjeç, dhe fëmija mbush 21 para lëshimit të vizёs, ai/ajo mund të trajtohet sikur ai/ajo të ishte nën 21 për qëllimin e shqyrtimit të vizës.

    Një fëmijë i cili tashmë është një qytetar amerikan apo një banor i ligjshëm i përhershëm nuk ka nevojë për një vizë diversiteti, dhe ju nuk do të penalizoheni për mospërfshirjen e anëtarëve të tillë të familjes në aplikimin tuaj. Mospёrfshirja nё regjistrimin pёr lotarinё i të gjithë fëmijëve të cilët kanë të drejtë do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit kryesor dhe të refuzimit të të gjitha vizave të rastit në kohën e intervistës për vizë. Shih Pyetje të Bëra Shpesh për më shumë informacion në lidhje me anëtarët e familjes”.

    2 – Unë nuk kam shkollën e mesme, por jam në punë këtu e 10 vjet me sigurinë. A mund të aplikoj?
    Zyra konsullore: “Me shumë mundësi jo, por kontrolloni nëse kualifikoheni: Mbi kualifikimin bazuar tek përvoja e punës: shumë pak profesione kualifikohen. Lexoni udhëzimet tona se si të gjeni se cili profesion ju kualifikon: http://photos.state.gov/…/388734/documents/dv2018alb.pdf

    Cilat profesione kualifikohen pёr programin e DV-sё?
    Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database http://www.onetonline.org/. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart.

    Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.

    Si mund tё gjejë punёt qё tё kualifikojnё pёr DV tek bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
    Pasi tё keni hyrё nё O*Net OnLine http://www.onetonline.org/, ndiqni kёto hapa pёr tё gjetur se cilat profesione kualifikohen:

    1 – Nёn “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtё;
    2 – Kёrko sipas “Familjes sё Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”;
    3 – Zgjidhni lidhjen pёr profesionin tuaj specifik.
    4 – Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” pёr tё gjetur numrin e pёrcaktuar tё Zonёs sё Profesionit dhe gamёn e vlerёsimit tё Pёrgatitjes Specifike Profesionale (SVP). 
    Pёr shembull, zgjidhni Inxhinierët e Hapёsirёs. Nё fund tё Raportit Pёrmbledhёs pёr Inxhinierёt e Hapёsirёs, nёn seksionin e Zonёs sё Profesionit, ju do tё gjeni Zonёn e pёrcaktuar tё Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke pёrdorur kёtё shembull, Inxhenierёt e Hapёsirёs ёshtё njё profesion i kualifikueshёm.
    Pёr mё tepёr informacion, shikoni faqen e internetit tё Vizave tё Shumёllojshmёrisё – Lista e Profesioneve. http://travel.state.gov/…/confirm-your-qualifications.html”.
    3 – A skualifikohem për përdorimin e fotos që kam përdorur një vit më përpara?

    Zyra konsullore: “Po, skualifikohesh”.
    4 – Mund të di sa ka arritur numri për t’u paraqitur në konsullatë për intervistë për të përzgjedhurit e DV-Lottery 2018?
    Zyra konsullore: “2600 për tetorin dhe 4500 për nëntorin. Lexo këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html”.
    5 – Kemi mundësi të aplikojmë veç e veç me nusen apo duhet të aplikojmë së bashku?
    Zyra konsullore: “Secili aplikon si aplikant kryesor, ku në aplikimin e tij përfshin edhe bashkëshorten/in dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar në momentin e aplikimit”.
    6 – Mund të përdor të njëjtën foto për Lotarinë Amerikane me atë të aplikimit të vizës turistike që kam aplikuar 1 muaj më parë?

    Zyra konsullore: “Jo, duhet fotografi e re”.
    7 – Si duhet të veproj për aplikimin e lotarisë në rastin kur jemi një çift që nuk kemi bërë ende martesën ligjore pranë gjendjes civile? Kemi një vajzë që është e regjistruar dhe është në certifikatën familjare të nënës sipas rregullave të gjendjes civile dhe atësia del vetëm në certifikatën personale të vajzës. Mund të aplikojë secili prej nesh me statusin beqar dhe të përfshijmë vajzën në aplikimet personale?

    Zyra konsullore: “Secili prej jush bën aplikimin më vete me statusin beqar dhe përfshin në aplikimin e tij/saj fëmijën tuaj. Nëse njëri prej jush rezulton i/e perzgjedhur, atëherë ju mund të kryeni celebrimin dhe njoftoni KCC”.
    Sigal