Gazetari Petrit Kuçana, i drejton gazetën “The Albanian” në Londër, renditi disa pyetje, që siç u shpreh, dëshironte t’ia bënte ministrit Majko gjatë takimit në Britaninë e Madhe. “Fatkeqësisht nuk morëm asnjë përgjigje konkrete”, u shpreh Kuçana, duke renditur edhe pyetjet.
“1 – Aeroporti i Rinasit, më i shtrenjti në rajon dhe më gjerë, etj, etj. A do të mund të garantojë ministri i Diasporës që këtë verë Rinasi do të ofrojë çmimet e biletave sa të aeroporteve fqinje?
2- A ka strategji konkrete shteti shqiptar, kryesisht për të rinjtë që po vijnë në Britani dhe që fatkeqësisht në kushtet e mbijetesës dhe po kthehen në lajmet e kronikës së zezë së medias britanike;
3 – Në Britani ka të paktën 23 doktorë shkencash (PHD) që i kemi identifikuar deri tani (thuajse asnjë nuk ishte prezent). A është kontaktuar ndonjë, qoftë edhe për të hartuar ato projektet për diasporën?
4 – A do të mund të ndihmonte shqiptarët e Britanisë që mbeten të diskriminuar për shkak të makinave në krah të djathtë dhe nga raportet zyrtare të Ministrisë së Brendshme nuk rezulton se janë shkak për aksidente?
5 – Nëse nuk u sigurohet e drejta e votës emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme, a do ta konsideronit të dështuar misionin tuaj si Ministër i Diasporës?”, ishin pyetjet për ministrin Majko.