BURSA SHKOLLIMI NGA UNIVERSITETET AUSTRIAKE

    1451
    Thirrje për Bursa në Universitetin e Graz-it, Austri

    Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Graz-it në Austri për semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019.Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Graz-it, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019.

    Llojet e mobilitetit përfshijnë:
    – Shkëmbimin e studentëve për studime
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
    – Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë dhe studentët e regjistruar në vitin e tretë);
    – Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e dytë);
    – Doktoraturë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Doktorature në Universitetin e Tiranës)
    Katalogu i kurseve:
    https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini
    Katalogu i kurseve në gjuhën Angleze:
    https://international.uni-graz.at/…/s-in-winfo/courses-tau…/
    Kohëzgjatja e bursave:
    – Bachelor, Master, Doktoraturë (1 semestër)
    Bursat përfshijnë:
    – Kompensimin mujor (850 EUR në muaj)
    – Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
    Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
    http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
    Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
    Procedura e aplikimit dhe dokumentat e nevojshme për aplikim:
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
    -CV (në gjuhën angleze/gjermane);
    -Kopje e Pasaportës;
    -Vërtetim studenti;
    -Listë notash bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
    -Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane në vartësi të programit të studimit;
    -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Gjermanisht B2 në varësi të programit të studimit);
    -*Learning Agreement;

    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before the Mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Graz-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/…/Burs…/Learning_Agreement_Graz.doc 
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
    -CV (në gjuhën angleze/gjermane);
    -Kopje e Pasaportës;
    -Vërtetim studenti;
    -Diplomë e nivelit Bachelor;
    -Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
    -Listë notash e nivelit Master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose gjermane);
    -Letër Motivimi në gjuhën angleze/gjermane në vartësi të programit të studimit;
    -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Gjermanisht B2 në varësi të programit të studimit);
    -*Learning Agreement;

    *Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Graz-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
    http://www.unitir.edu.al/…/Burs…/Learning_Agreement_Graz.doc
    Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
    – CV (në gjuhën angleze/gjermane);
    – Lista e publikimeve;
    – Kopje e Pasaportës;
    – Vërtetim studenti;
    – Listë notash doktorature;
    – Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/gjermane në varësi të fushës së mobilitetit);
    – Letër e mbikqyrjes nga stafi akademik në Universitetin e Graz-it;
    http://www.unitir.edu.al/…/B…/Letter-of-Supervision_Graz.doc
    – Certifikata e gjuhës së huaj niveli B2 (Anglisht/Gjermanisht sipas programit të studimit)

    * Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before the mobilit”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

    KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Graz-it lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merrni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement.

    Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

    Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/…/Burs…/Learning_Agreement_Graz.doc

    Afati për aplikim: 06 Prill 2018

    Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni. Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]
    Sigal