Dokumentet dhe mënyra e shkuarjes për punësim në Zelandën e Re

 

Kategoria e Migrantëve të Kualifikuar është për ata njerëz që kanë aftësitë, kualifikimet dhe përvojën e kërkuar që të punojnë përgjithmonë në Zelandën e Re

 


PAKETË INFORMUESE PËR ZELANDËN E RE 1.

 Informacion bazë

 Kryeqyteti: Wéllington

Popullsia: 4,115,771 (vlerësim i korrikut 2007)

Sipërfaqja: 270,000 km2

Monedha: Dollari i Zelandës së Re (NZD)

Niveli i papunësisë: 1.5% (vlerësim i vitit 2015)

2. Kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe informacion për vizat

Në rast se doni të qëndroni përkohësisht në Zelandën e Re, mund t’ju nevojitet të aplikoni për një vizë vizitori ose leje, kur nuk do të studioni ose punoni. Kur ju jepet leje, mund të qëndroni në Zelandën e Re deri në nëntë muaj. Kushtet e përgjithshme për vizë:

• gëzoni shëndet të mire

 • keni karakter të mirë;

• viza për të cilën po aplikoni përputhet më qëllimet e vizitës suaj.

• pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës kur keni planifikuar të largoheni nga Zelanda e Re

 • prova se keni planifikuar të largoheni nga Zelanda e Re; Duhet të vërtetoni se keni plane dhe mjete për t’u larguar brenda periudhës së vlefshmërisë së lejes suaj. Prova të përshtatshme mund të përfshijnë:

• bileta udhëtimi të blera (të konfirmuara ose me datë kthimi të hapur) për t’u larguar nga Zelanda e Re drejt një vendi ku keni të drejtën të shkoni;

Ose

 • konfirmim me shkrim nga linja ajrore ose nga agjencia e udhëtimit se është prenotuar dhe paguar një udhëtim i ardhshëm për t’u larguar.

• vërtetim se keni fonde Gjithashtu, është e nevojshme që të vërtetoni se keni para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë qëndrimit tuaj. Kjo do të thotë se keni minimalisht: - NZ$1000 për person për secilin muaj të vizitës, ose - NZ$400 për person për muaj nëse keni paguar tashmë për akomodimin – duhet të vërtetoni se e keni bërë këtë pagesë, nëpërmjet dokumenteve si: fatura të parapaguara hoteli. 2 Prova të pranueshme të fondeve të mjaftueshme mund të demonstrohen në formën e: - parave të thata - çeqeve të udhëtarëve - drafteve bankare - kartave të njohura të kreditit të cilat kanë kredit të mjaftueshëm – rekomandohet që vizitorët të kenë deklaratë të përditësuar të gjendjes së kartës së kreditit - Prova të tjera të pranueshme janë deklarata e një sponsori nga Zelanda e Re që merr përsipër të paguajë strehimin dhe jetesën tuaj. - Shihni Formularin e Sponsorizimit për të Vizituar Zelandën e Re (NZIS 1025) PDF. http://www.immigration.govt.nz/NR/rdonlyres/31F1BFFC-2BB2-442D-981A-30FB01F4C18E/0/1025.pdf

 

Dhënia e Lejes

Nëse ju jepet leje vizitori duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj:

• Nuk mund të punoni ndërkohë që jeni në Zelandën e Re (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe ju jepet një leje pune).

 • Nuk mund të studioni për më shumë se tre muaj ndërkohë që jeni në Zelandën e Re (me përjashtim të rastit kur kërkoni dhe ju jepet leje studenti).

• Duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re.

• Duhet të qëndroni në Zelandën e Re për aq kohë sa lejoheni nga leja juaj. Kontrolloni në këtë link për të parë se ku duhet ta dërgoni aplikimin tuaj për vizë: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/visit/visitors/process/default.htm 3. Imigraconi për qëllime punësimi a) kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit të punëtorëve të huaj I.

Kategoria e Migrantëve të Kualifikuar

Kategoria e Migrantëve të Kualifikuar është për ata njerëz që kanë aftësitë, kualifikimet dhe përvojën e kërkuar dhe të cilët dëshirojnë të jetojnë dhe të punojnë përgjithmonë në Zelandën e Re. Ju dhe familjarët tuaj që janë të përfshirë në aplikim duhet të plotësoni standardet e mëposhtme.

 • Shëndeti:

Duhet të gëzoni shëndet të mirë. Nëse Shprehja e Interesit pranohet dhe ju ftoheni për të aplikuar për qëndrim, do të duhet të kryeni një kontroll tek një mjek i miratuar. Aplikimi juaj duhet të shoqërohet nga vërtetime mjekësore dhe radiografi të kraharorit për secilin person.

 • Karakteri:

Duhet të keni karakter të mirë. Duhet të sillni një vërtetim nga policia dhe prova për të gjithë aplikanët mbi 17 vjeç. Disa persona të cilët kanë kryer krime të rënda nuk do të lejohen fare të hyjnë në Zelandën e Re.

 Seksioni 7 (1) i Ligjit për Imigracionin paraqet kushtet të cilat ju skualifikojnë.

• Njohuritë e gjuhës angleze: Duhet të flisni mjaftueshëm anglisht. Nëse jeni aplikanti kryesor ose jo, duhet të arrini një farë niveli të njohurive të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.

• Regjistrimi profesional: Në disa fusha të punës, do t’ju duhet të siguroni se keni regjistrim profesional nëse doni të punoni në Zelandën e Re. Nëse ju nevojitet regjistrim dhe nuk e keni, nuk do të mund të punoni në profesionin e zgjedhur në kuadrin e Kategorisë së Migrantëve të Kualifikuar. Industritë që kanë kërkesa të mëdha për punonjës të kualifikuar përfshijnë:

 • Arsimin

• Shëndetësinë dhe grupet mjekësore

• Teknologjinë e informacionit dhe të komunikimeve

• Bujqësinë dhe zhvillimin e fermave

• Inxhinierinë

 • Tregtinë

3 - Lista e Kualifikimeve për Nevoja të Menjëhershme identifikon punët dhe kualifikimet që nevojiten në Zelandën e Re, sipas rajoneve. Lista e Kualifikimeve për Nevoja Afatgjata tregon zonat ku Zelanda e Re ka mungesa të vazhdueshme për persona të kualifikuar. Më shumë informacion në: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/skilledmigrant/

II. Punësimi për Qëndrim

Kategoria Punësim për Qëndrim ju lejon të merrni një vizë të përkohshme pune dhe/ose lejeje si një hap drejt përfitimit të qëndrimit të përhershëm. Aplikantët mund të kualifikohen në profesionet e kërkuara në Zelandën e Re ose mund të kenë talente të jashtëzakonshme në sporte ose në fushën e artit. Duhet të plotësoni disa kritere për të marrë vizë dhe/ose leje pune në kuadrin e kategorisë Punësimi për Qëndrim. Në këtë seksion mund të shihni nëse ju nevojitet vizë ose leje pune, nëse i plotësoni kriteret dhe se çfarë ju lejon të keni një vizë ose leje të llojit Punësim për Qëndrim. Për të hyrë në Zelandën e Re në këto baza duhet të:

 - gëzoni shëndet të mirë dhe të keni karakter të mirë dhe

 - keni një pasaportë që është e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës kur duhet të largoheni nga Zelanda e Re dhe të jetë e vërtetë se dëshironi të punoni në Zelandë të Re dhe - keni vizën e duhur për vizitën tuaj.

 Nëse ju jepet leja e punës duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj:

1) puna që bëni duhet të jetë në përputhje me kushtet e specifikuara në lejen tuaj

2) duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re

 3) duhet të qëndroni në Zelandën e Re vetëm për periudhën e lejuar nga leja juaj. Gjithashtu, përveç plotësimit të kushteve për të gjithë aplikantët, duhet të plotësoni edhe kriteret e politikës sipas së cilës po aplikoni për vizë ose leje Punësimi për Qëndrim. Politika sipas së cilës ju aplikoni varet nga profesioni dhe rrethanat në të cilat gjendeni. Për më shumë informacion mbi këtë kategori ju lutemi të shihni: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktoresidence/

 III. Qëndrim prej Punësimit Kategoria Qëndrim prej Punësimit është për personat të cilët janë tashmë në Zelandën e Re në bazë të një lejeje Punësimi për Qëndrim dhe dëshirojnë të aplikojnë për qëndrim. Nëse keni jetuar në Zelandën e Re me një leje pune për dy vjet, plotësoni kriteret për të marrë leje qëndrimi në kuadrin e kategorisë Qëndrim prej Punësimit. Për të plotësuar kriteret për qëndrim sipas kësaj kategorie, ju dhe çdokush tjetër i përfshirë në aplikimin tuaj duhet të plotësoni kriteret e shëndetit, karakterit dhe të aftësive të gjuhës angleze. Nëse po përfshini edhe partnerin/en tuaj në aplikim, duhet të plotësoni kushtet për njohjen e partneritetit. Përveç plotësimit të kushteve të përgjithshme, duhet të plotësoni edhe kushtet për kategorinë Qëndrim prej Punësimit në kuadrin e së cilës po aplikoni. Kategoria sipas së cilës ju aplikoni varet nga politika sipas së cilës ju është dhënë leja Punësim për të Qëndruar. Më shumë informacion në: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/residencefromwork/

 IV. Punonjës i një Kompanie që Transferohet

Nëse jeni punonjës kyç i një biznesi që po zhvendos operacionet e tij në Zelandën e Re, mund të aplikoni për leje pune dhe pastaj për leje qëndrimi në bazë të kategorisë sonë Punonjës i një Kompanie që Transferohet 4 Duhet të:

• jeni punonjës kyç i biznesit që po zhvendoset

 • mos keni mundësi të plotësoni kriteret për miratim sipas kategorive të politikave të tjera të qëndrimit për migrantët

• plotësoni kërkesat për shëndetin dhe karakterin

• plotësoni kërkesat për njohuritë e gjuhës angleze

 • paraqisni certifikatë të IELTS

• tregoni se e keni përdorur më parë gjuhën angleze ose se jeni një përdorues i aftë i gjuhës angleze (mund t’ju duhet të paraqisni një certifikatë IELTS për të konfirmuar nivelin tuaj të gjuhës angleze)

 • Paguani paraprakisht tarifën e shkollimit ESOL Më shumë informacion: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/relocatingwithemployer/howdoiapply/

V.

Punoni përkohësisht në Zelandën e Re

- Kategoria e Punësimit të Përkohshëm Personave të cilët kanë një ofertë pune nga një punëdhënës në Zelandën e Re, të kualifikuar në profesione të cilat kërkohen në Zelandën e Re dhe që vijnë në Zelandën e Re për një qëllim ose veprimtari të caktuar dhe të cilët duan të fitojnë përvojë pune ose të punojnë pasi kanë studiuar në Zelandën e Re, mund t’ju jepen viza dhe leje të përkohshme pune. Për të hyrë në Zelandën e Re duhet të:

• gëzoni shëndet të mirë dhe të keni karakter të mirë dhe

• keni pasaportë të vlefshme për të paktën tre muaj pas datës kur duhet të largoheni nga Zelanda e Re dhe

 • jetë e vërtetë se dëshironi të punoni në Zelandë të Re dhe

• keni vizën e duhur për vizitën tuaj.

 Nëse ju jepet leje e përkohshme pune, ju duhet të plotësoni disa kushte gjatë qëndrimit tuaj:

• puna që duhet të bëni të jetë në përputhje me kushtet e specifikuara në lejen tuaj

• duhet të respektoni ligjet e Zelandës së Re

 • duhet të qëndroni në Zelandën e Re vetëm për periudhën e lejuar nga leja juaj. Për më shumë informacion shihni http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/worktemporarily/ VI. Kategoria e Punësimit për Pushues Nëse jeni në moshën 18–30 vjeç mund të plotësoni kriteret për të jetuar në Zelandën e Re nëpërmjet pushimeve gjatë të cilave edhe punoni. Për t’ju ndihmuar të gjeni punë në Zelandën e Re – ose para ose kur të mbërrini – kemi vendosur një listë me faqe elektronike të cilat do t’ju ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për punë. Shumica e këtyre faqeve elektronike që ndodhen në këtë listë mund të përdoren pa pagesë dhe do t’ju japin informacionin për të cilin keni nevojë për të planifikuar pushimet, për të gjetur punë, për të njohur vendin dhe për të kaluar mirë në Zelandën e Re.

http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/

 www.backpackerboard.co.nz

 – Planifikoni dhe diskutoni udhëtimet tuaja, shihni veprimtaritë dhe këshillat dhe mësoni mbi kriteret e punësimit për pushues. www.bunac.com – Kjo organizatë ndërkombëtare ofron punësim për pushues të rinj dhe studentë si dhe ofron mbështetje dhe këshillim gjatë gjithë pushimeve www.anyworkanywhere.com – informacion për punësimin për pushues në ZR. www.nzjs.co.nz – kërkim për punë në ZR për programe specifike për personat me Vizë Punësimi për Pushues VII. Punësim sezonal në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë Llojet e punës sezonale në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë: a) politika për punëdhënësit e njohur sezonalë (PNJS) 5 Politika jonë për Punëdhënësit e Njohur Sezonalë është për punonjësit nga vendet e tjera që vijnë të punojnë në industritë e hortikulturës dhe të vreshtarisë.

Ju lutemi të shihni kriteret dhe procedurat për dhënien e lejes së këtij lloji. http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/rse/ b) Tranzicioni drejt Politikës së Punëdhënësve të Njohur Sezonalë (TPNJS) Politika Tranzitore e Punonjësve të Njohur Sezonalë (TPNJS) lejon persona që aktualisht ndodhen në Zelandën e Re të punojnë për punëdhënës të cilët janë duke filluar të përdorin politikën e PNJS. Ju lutemi të shihni kriteret dhe procedurën për të dhënë këtë lloj lejeje: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/trse/default.htm

c) Skema e Punësimit për Pushues (SPP) Skema e Punësimit për Pushues lejon një numër njerëzish nga vende të caktuara ndërmjet moshave 18 dhe 30 vjeç të vijnë në Zelandën e Re dhe të bëjnë punë të përkohshme. Ju lutemi t’i referoheni:

http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/workingholiday/

 d) Zgjatja e Afatit të Punësimit për Pushues (ZAPP) Zgjatja e afatit të Punësimit për Pushues është një leje e re për të cilën mund të aplikojnë personat që kanë aktualisht leje për punë gjatë pushimeve në fund të qëndrimit të tyre nëse kanë kryer tre muaj punë sezonale në industrinë e hortikulturës dhe vreshtarisë gjatë punësimit të tyre si pushues. Për më shumë informacion, shihni faqen e mëposhtme elektronike: http://www.immigration.govt.nz/migrant/stream/work/hortandvit/workingholidaymakerextensionpermit.htm