BE nis operacionin për emigrantët e parregullt

    375
    Mendohet se në BE janë më shumë se 9 milionë emigrantë të paligjshëm. Në prill kontrolle të shtuara në aeroporte. Kërkohen të ashtuquajturit overstayer, qytetarë të huaj që qëndrojnë në Evropë edhe pas skadimit të vizës së hyrjes
    – Kush janë migrantët e parregullt? Imazhet e lajmet e zbarkimeve në brigjet e Italisë krijojnë përshtypjen se ata mbërrijnë të gjithë në mënyrë klandestine, përmes kanaleve të trafikantëve të njerëzve. Por e vërteta është ndryshe. Pjesa më e madhe e imigrantëve të parregullt në Itali e Evropë kanë hyrë në mënyrë të rregullt, shpesh falë një vize për qëndrime afatshkurtra, por kur kjo skadon nuk kthehen në atdhe por qëndrojnë në pritje të një sanatoreje apo dekreti fluksesh për të marrë një document qëndrimi. Këta quhen overstayer dhe tani një operacion mbarevropian policie do të përpiqet të zbulojë ndërsa përpiqen të kthehen në vendlindje nga një shtet i ndryshëm nga ku kanë hyrë me shpresë që të mos sanksionohen. Operacioni quhet Amber Light 2015 dhe u është propozuar vendeve Schengen nga qeveria e Letonisë që ka presidencën e radhës të këshillit Evropian. Kontrollet – nga sa lexohet në një document të rezervuar të zbuluar nga organizata joqeveritare Statëatch – do të përqendrohen në aeroporte, por nëse do ta kërkojë shumica e vendeve të përfshira, mund të shtrihen edhe në kufijtë detarë e tokësorë. Periudha e zgjedhur është apo e Pashkëve, nga 1 deri më 14 prill, kur pritet të intensifikohen nisjet, por në dokument parashikohet në alternative edhe harku kohor 18-30 prill. Zyrtarisht, Amber Light duhet të shërbejë vetëm për të mbledhur shifra mbi përmasat e dukurisë së overstayer-ve, rrugët që ndjekin për t’iu shmangur kontrolleve, dhe mbi përdorimin e dokumenteve të rreme, por është afërmendsh që kush do të zbulohet, për shembull në një aeroport italian, do të sanksionohet. Do t’i jepet masa e dëbimit që do t’ia bëjë të pamundur të huajit hyrjen në BE për disa vjet rresht. Amber Light pason një tjetër operacion të përbashkët evropian kundër imigrantëve të parregullt,Mos Maiorum, që u krye tetorin e shkuar. Atëherë u ndaluan nga policia mëse njëzetmijë persona. 

    ITALI/ Natyrisht, ashtu si shtetasi italian, edhe ai i huaj nuk duhet të ketë motive penguese për martesë
    Martesat me shtetasit/et italian, dokumentet që duhen
    Jam italian i fejuar me një vajzë jashtë BE (Shqipëri). E fejuara jeton në Itali por nuk ka leje qëndrimi. A mund të martohemi?
    Martesa mes shtetasve të huaj apo mes një qytetari italian e një të huaji disiplinohet nga neni 116 i kodit civil, i cili nuk parashikon domosdoshmërinë e pasjes së lejes së qëndrimit për kryerjen e këtij akti. Natyrisht, ashtu si shtetasi italian, edhe ai i huaj nuk duhet të ketë motive penguese për martesë (për shembull, nuk duhet të jetë i martuar) dhe duhet të mbledhë disa dokumente që duhet të depozitojë në Komunë. Para së gjithash shtetasi jokomunitar duhet të kërkojë “nulla osta” për martesë, një deklaratë e lëshuar nga përfaqësia konsullore e vendlindjes e pranishme në Itali. Pas merr nulla ostën duhet ta legalizojë atë në pefekturën e qytetit ku ndodhet konsullata. Vetëm pasi të ketë siguruar këtë certifikatë dy bashkëshortët e ardhshëm mund të shkojnë në Komunë e të ndjekin rrugën normle të nevojshme për celebrimin e martesës (të kërkojnë shpalljen e të presin 11 ditë për të lidhur martesë). Shtetasi i huaj, pasi martohet me një shtetas italian, nuk mund të përzihet nga territori italian e ka të drejtën e lëshimit të një dokumenti qëndrimi (neni 19, paragrafi 2, germa c) e dekretit legjislativ nr. 286/1998). Më saktësisht në këtë rast i huaji ka të drejtën e “Kartës së qëndrimit të një familjari të një qytetari të BE-së” (dekreti legjislativ nr. 30/2007). Pas lidhjes së martesës, dy bashkëshortët duhet të shkojnë drejtpërdrejt në Zyrën për Imigracionin në Kuesturë, pa përdorur kompletin postar të formularëve, pasi ministria e Brendshme u aka dhënë vetëm Kuesturave kompetencën për shqyrtimin e kërkesave të lëshimit e të përtëritjes së kastave të qëndrimit për familjarët e qytetarëve të BE-së. Kërkesës për “Kartë qëndrimi” i duhet bashkangjitur:
    – 1 pullë-taksë prej 16 euro;
    – 4 fotografi të formatit teserë;
    – fotokopje të pasaportës së qytetarit jokomunitar;
    – fotokopje të certifikatës së martesës;
    – deklaratë të marrjes në ngarkim e bërë nga shtetasi italian në favor të bashkëshortit të shtetasit të huaj. Deklaratës i bashkangjitet një fotokopje e dokumentit të identitetit të bashkëshortit italian. 
    Pasi merr kërkesën, Kuestura kryen kontrollet e nevojshme pranë vendbanimit të deklaruar nga çifti për të verifikuar bashkëjetesën efektive të bashkëshortëve. “Karta e qëndrimit për familjarët e një shtetasi të BE-së” i lejon mbajtësit të kryejë çdo lloj pune, të regjistrohet në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe në përgjithësi të barazohet me qytetarin italian përsa i përket gëzimit të të drejtave civile. Kjo kartë është e përtëritshme për sa kohë përmbushet kriteri i martesës. Dhe në rast ndarjeje apo vdekjeje të bashkëshortit italian, i huaji jokomunitar ruan të drejtën e qëndrimit në prani të disa kushteve, si për shembull, të ketë qëndruar në mënyrë të vazhdueshme për 5 vjet në territorin italian (neni 12 i dekretit Legjislativ 30/2007). Por nëse i huaji nuk përmbush kushtet për të ruajtur kartën e qëndrimit, ajo mund të konvertohet në leje qëndrimi për motive pune të pavarur, të varur, studime apo pritje punësimi, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga ligji për të marrë një nga këto lloje lejesh (të ketë një kontratë pune apo të ndjekë një kurs studimesh).
    Av. M. Salvatore
    Sigal