Avokat Agim Gjoleka: Sjelljet në qendra kulturore e turistike

520
Sigal

1.      Të programojmë frekuentimin e Kinemave, Teatrove, Teatrit të Operas dhe Baletit dhe shfaqjëet ti diskutojmë në rrethin shoqëror në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga kultura dhe edukata që përçojnë dhe përhapin në mbarë shoqërinë.

 

2.      Është detyrë e çdo shtetasi, të çdo moshe të lexojë vazhdimisht libra, pasi të blesh një libër bëhet një pasuri, ta lexosh e të përfitosh nga ai është kulturë, të cilën po ta përhapësh në interes të zhvillimit të shoqërisë është vlerë.

3.      Frekuentoni e shfrytëzoni fondin e botimeve në Bibliotekën Kombëtare apo ato të Qyteteve dhe lagjeve të tyre, ku mund të merrni informacion për të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike, shkencore e kulturore të vendit e të huaja.

4.      I kushtoni kohën e nevojshme shikimit të programeve televizive dhe të përdorimit të kompjuterit, në mënyrë që programet në to, të shërbejnë si mjete të edukimit dhe të përhapjes së përvojave, në interes të të gjitha shtresave të shoqërisë.

 

5.      Planifikoni gjatë jetës njohjen dhe vizita në vendet Turistike, arkeologjike, Muze e vende historike, që janë të shumtë në vendin tonë, ku do të gjeni kënaqësi, pushim, dije e kulturë për vendin tuaj, që është pjesë e Historisë Botërore. Bëni kujdes për ruajtjen e mirëmbajtjen e ambjenteve dhe të sendeve e objekteve të kësaj pasurie kombëtare.