Albert HABAZAJ: Profeti i uruar

1044
Sigal

Gazeta Telegraf/


PROFETI
I URUAR

Dritëro
Agollit, Nderit të Shkrimtarëve Shqiptarë, për 85 vjetorin e lindjes

                                                                                          
Albert HABAZAJ

 Ka gjasa të
arta ndër viset tona:

Njeriu merr formë pishtari drite,

Ky djalë Devolli, nip nga Kolonja

Mirësi mbjell e diell nëpër vite.

 

Me shpirt yjetar, me frymën e Gjakut

Për shqiptar’ shfaqet si portret i Fatit,

Ngrihet Dritëroi emblemë e Pragut,

I urt’ Plaku i Bardhë i Formatit,

 

I Formatit tonë të pastër gjenetik,

Kur më shfaqet si dre, kur si dragoi,

Stuhi vetëtimash ndez vesit të lig,

Me virtytin vëllazëror ndrit Dritëroi.

 

Për Formatin e Fjalës fluturon dragua,

Për Shqipen e Naimit – mbrojtës si dre,

Profetin e uruar un’ e dua

Për nderin mbi tokë, për emrin mbi re.

 

Se, që e kam takuar, ndihem me fat,

Nga puls’ i dinjitetit të tij kam marrë.

Det me shëndet i nis nga buzëdeti vlonjat

Që pleqërinë me teka ta heqë zvarrë…

 

Ujë
i Ftohtë, Vlorë, e njte, 13 Tetor 2016