Adem Harxhi: Ja si i kam njohur Kadarenë dhe Agollin

778

Gazeta Telegraf/



INTERVISTA/
Flet doktor Adem Harxhi: Ismail Kadareja është produkt i punës së tij, Dritëroi
produkt i popullit

 

 

Ja si i
kam njohur Kadarenë dhe Agollin

 

 

Albert
ZHOLI

 

Ai ruan
kujtimet më të bukura për dy figurat më të shquara të letërsinë shqipe Dritëro
Agollin dhe Ismail Kadarenë. Dhe pse jeta i ka ndarë në profesione të ndryshme
doktori ka qenë dhe mbetet një njeri i dashuruar me letërsinë dhe me librin. Me
dy ikonat e letërsisë shqipe ai është njohur në vitet e vegjëlisë por në bisedë
këto kujtime i vijnë të freskëta sikur të kenë ndodhur sot.

 

 

Ku jeni
njohur me Ditëroi Agollin?


Gjirikastër. Dritëroi ka mësuar në gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Ai
ka qenë dy vjet më i madh se unë. Dritëroi, Gaqo Veshi, Agim Shehu, Bekim
Harxhi, Ismaili kemi qenë në një rreth letrar ku kryetar të këtij rreti kemi
pasur Dritëroin jo vetëm si më të madhe por në atë kohë ai ishte më i miri si
letrar.

 

 

Çfarë
kujtimi të veçantë keni me Dritëro Agollin?


peiudhën e shkollës nuk kam pasur ndonjë episode të veçantë, por kam pas më
vonë. Ishte një festival ose siç quhej Festivali Kombëtar Folklorik i
Gjirokastrës. Unë athere isha Drejtor i spitalit të Gjirokastrës. Në këtë
Festival kishte ardhur dhe Dritëro Agolli. Sekretar i Parë në Gjirokastër ishte
Rrapo Dervishi ndërsa Kryetar i Komitetit Egzekutiv Nedin Hoxha. Isha në gjumë
kur më bie zilja e telefonit në shtëpi. Ishte mesi i natës. Mendja më shkoi për
keq. Në telefon ishte Rrapo Dervishi. Pa më pyetur për asgjë më thotë, doctor
na dërgo një mjek këtu se po na vdes Dritëroi. Pse çfarë ka, e pyes. Mor po ka
pirë shume dhe po ha qelqet. Nxito mos e merr me shaka. Po bën shaka i them.
Jo, or jo por pa ha gotën e ujit. Nisa një mjek me urgjencë. 
 Ndërsa
njëherë në një gëzim feste e kam parë që I vuri flakën gotës së rakisë dhe
filloi ta pinte. Këto dy momnete I them sepse Dritëroi e do rakinë dhe rakija
është pije tipike shqiptare. rakija është pije popullore dhe Dritëroi se
ngatrron me pijet e tjera. Ai e thotë vetë e dua atë të uruar. Sepse është i
tillë popullor ndaj dhe e do populli, ndaj dhe i thonë poet popullor. Kam
respektin më të veçantë për të.
  I
uroj me gjithë zemër ditlindjen dhe të rrojë sat ë dojë në të mirë të letërsisë
shqipe.

 

E
veçanta e Dritëroit sipas mendimit tuaj?

Dritëroi
është poet dhe shkrimtar popullorm babaxhan. Ai ëshët produkut I filozofisë
popullorë. I mendimit popullor. Fjala e tij është fjala e popullit e ngritur në
art.

 

Me
Ismail Kadarenë kam qenë në shkollë 7-vjeçare në një klasë. Me Kadarenë kemi
lindur dhe në një muaj në Janar.

 

Çdo të
thuash për Kadarenë?

Kadareja
është produkt i punës së tij. Kjo në kuptimin se 
 ne


gjithë luanim futboll të gjithë në fushë të sportit. Ismaili shkonte në
bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës dhe lexonte dhe vetëm lexonte. Ai lexonte
dhe romane të ndaluara për kohën që I rrëmonte rrëzave të bibilotekës dhe të
nesërmen na I tregonte të gjitha sikur të kishte shirit magnetofoni. Lexonte
sikur I hante librat ndërsa ne na I tregonte si përralla. Këtë dua të them se
ai është product I punës.

 

Si e
kujton 
 Ismailin si krijues.?

Si e
kujtoj. E kujtoj si Kadare, si Ismail, të padiskututeshëm në letërsi. Hartimet
e tij mësuesi i varte në gazetën e murit të shkollës. Hartimet e tij lexoheshin
me shumë ëndje. Për letërsinë ai iste I prerë dhe I prerë. Kishte pak natryrë
të mbyllur, akujt nuk I binte në qafë dhe I shmanagej sherrit., ne zhgryheshim
kudo, loznim edhe ziheshim ai ishte botë me vete. Nuk ishte aktiv në lojra por
shumë aktiv në lexime. Vinte I ndrojtur por I sigurt. Pra kur ne loznim ai leonte.

 

A ka
bërë ndonjë çapkanllëk për kohën?

(Qesh).
Njëherë në fabrikoi apo fallsifikoi një monedhë. Dhe pati pasoja.

 


çkuptim?

E
thashë që ishte shumë i zgjuar. Ne athere gjenim nëpër rugë bateri të makinave
të hedhura nëpër rrugë. Të vjetura të paparëdorshme ato I gjenim nëpër sheshe
apo buzë rrugës. Ato kanë plumb. Ne I merrnim plumbat e baterive dhe I
shkrinim. Çbëri Ismaili. Mori nga ato kaçolet ose tapat metalike të birrave
vendoste poshtë një monedhë hekuri dhe mbi të derdhte plumbin. Plumbi merte
formën e lekëve metalik të asaj kohe. Kjo aventurë u përhap në gjithë shkollën
dhe vajti deri në veshin e Degës së Brendshme. Askush se mirte me mend se
çgabim bëhej. Thejst ishte një lojë. Ismailit I tërhoqën vëmëndjen për këtë
lojë dhe net ë gjithë hoqëm dorë. Sepse kjo u quajt fallsifikim. Athere ishim
13 vjeç.

 

Sigal