50 miset, nga 5 kontinente do të akomodohen për 10 ditë te Hotel “Fafa Premium”, Mali Robit, Kavajë

1179
Sigal


të bukurat e globit do të qëndrojnë në Hotel Fafa Premium*****, Mali i Robit.

50
miset, nga 5 kontinente do të akomodohen për 10 ditë te Hotel “Fafa Premium”,
Mali Robit, Kavajë

Takimi me Melisën, menaxheren e Fafa Premium, na bën të
kuptojmë se ndodhemi në një nga hotelet më të mirë në bregdetin Adriatik, aty
ku dhe do të akomodohen vajzat më të bukura nga të 5 kontinentet 2016. FAFA
Premium***** është përzgjedhur nga organizatoret e eventit Miss Glob, si hoteli
me standardet më të mira evropiane. Vajza nga mbarë bota do të promovojnë
bukurinë e tyre në Resort Fafa, ku gjatë qëndrimit të tyre prej 10 ditë sh do të
organizojnë evente dhe përgatiten për Natën Gala, ku dhe do përcaktohet me e
bukura e Globit.. Hoteli është inauguruar në Qershor 2016, por stafi ka një
përvojë të gjatë në fushën e turizmi. Në Fafa Premium pushojnë turistë shqiptarë
, por ete vere ka pasur shume turistë polakë , çekë , sllovakë, italianë,
shërbimi është ala karta, all inclusive. Pjesa e jashtme e resortit është
magjepsëse, pasi ndodhet në vijën e parë të bregdetit, mes gjelbërimit të pishave
dhe kopshtit të palmave, në pjesën e përparme të hotelit ndodhen dy pishina, dy
“beach bar”. Fafa Premium ka 80 dhoma standarde, 20 suita, shumica me pamje nga
deti, dhoma me sip. nga 35m2 deri në 55 m2. të Hotel Fafa Premim do të shijoni
ushqimet italiane, prodhime deti të llojeve të ndryshme dhe kuzhinën
tradicionale shqiptare. Shefi i kuzhinës, me një eksperiencë 15 vjeçare në Itali,
di të përgatisë dhe servirë me mjeshtëri të gjitha llojet e ushqimit. Verërat
janë nga trevat e ndryshme të vendi dhe të huaja. Në Fafa Premium nuk mungojnë
as netët me muzikë live, me
këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, si Vëllezërit Korçarë, Grupi Fisnikët,
Eli Fara,Ylli Baka etj. Çdo fundjavë ka të ftuar këngëtarë specialë.

Kalohen bukur fundjavat të Hotel Fafa Premium*****!

Mikpritja e  Mis Globe 2016 në “ Resort FAFA Premium me 5
Yje “ imazhi më i mirë për vendin dhe traditat e shqiptarëve

“ Fotot e më të bukurave të botës pjesëmarrëse në Miss
Glob 2016, të shpërndara nëpërmjet Instagramit, Facebook, Viber, InstaSize, Twitter,
imail-eve dhe faqeve të tjera të rrjeteve sociale kanë mahnitur këdo që ka parë
pamjet magjike të “Resort FAFA Premium me 5 YJE”, investimi i së cilës është
edhe imazhi i vërtetë i Shqipërisë .    


Resorti Fafa ndodhet në Malin e Robit,Kavajë – 15
km nga qyteti i Durrësit, 35 km nga Tirana International Airport. I pozicionuar
buzë detit Adriatik, mes gjelbërimit të pishave dhe kopshtit të palmave, Fafa është
vendi ideal për pushime, vente apo konferenca.

Fafa Resort përmban: Dhoma standarde,
Suita dhe Apartamente. Dhomat kanë pamje nga deti ose nga kopshti dhe janë te
pajisura me ajër të kondicionuar, minibar, TV, tharëse flokësh.

 

Resorti ofron:

1. Restorant Ala Carte,

2. Restorante All Inclusive, ku ndërthuren
kuzhina Tradicionale dhe Evropiane

Gjithashtu:
2 Pool Bar, 2 Beach Bare, 4 Pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, Plazh

                   privat ranor, 2 salla
konferencash, kënd lojërash për femijë, Wi-Fi, parking.