Zyrtarizohen miqësoret e Shqipërisë, ja datat e përballjes me Kosovën dhe Gjeorgjinë

403
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy miqësore në këtë muaj, për të cilat janë vendosur edhe datat. E para do të luhet në Kosovë në datën 13 nëntor, ndërsa e dyta me Gjeorgjinë në Elbasan Arena që do të luhet në datën 16 nëntor. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku. Ky i fundit ka treguar gjithashtu se në datën 14 nëntor do të ketë edhe një mbrëmje gala për kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin europian “Francë 2016”. 
Sigal