Zyrtare: Zidane ndryshon skuadër

636
Enzo Zidane zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën e La Ligas, Deportivo Alaves, për të kaluar në Zvicër te skuadra e FC Laussane. Djali i legjendës, Zinedine Zidane, Enzo në gusht u transferua nga Real Madrid në Alaves, por pas gjashtë muajsh u largua. Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli. “Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Alaves.
Sigal