Sigal

Klubi francez i Marsejës, është bërë pjesë e valës së ndëshkimeve nga UEFA. Qeveria europiane e futbollit i ka dhënë një dënim shembullor ekipit francez. Marseje nuk do të jetë më në gjëndje të luajë në Europa Ligë për 1 vit si edhe do të paguajnë plot 100.000 euro për të shlyer dëmet e shkaktuar gjatë 4 ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Mbi skuadrën rëndojnë akuza si hedhje flakadanësh në fushë, mjete të ndaluara si dhe nisje të lojës me vonës. Uefa shqyrtoi për këtë dënim, këto ndeshje:

Olympique Marseille – RB Leipzig, 12/04/2018

Olympique Marseille – FC Salzburg, 26/04/2018

FC Salzburg – Olympique Marseille, 3/05/2018

Olympique Marseille – Club Atlético de Madrid, 16/05/2018