Zyrtare, Turqia shkarkon trajnerin përpara sfidës me Shqipërinë

408
Sigal

Mirçea Luçesku nuk është më trajner i përfaqësueses së Turqisë, lajm i cili është bërë zyrtar nga të dy palët. Tekniku i famshëm rumun mori drejtimin e Turqisë në gusht të vitit 2017 ku në 17 ndeshje sigurojë 4 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje, një ecuri e cila detyrojë palët të shkonin drejtë “divorcit”:

“Pas një takimi të zhvilluar sot mes bordin drejtues të Federatës dhe trajnerit Mirçea Luçesku, u vendos ndërprerja e marrëveshjes me mirëkuptim mes palëve, lexohet në njoftimin e Federatës Turke. “Mendoj se kam përfunduar punën për të rinuar ekipin e Turqisë dhe kemi arritur në destinacionin e kërkuar. Ndaj para fillimit të eliminatoreve vendosëm bashkërisht që t’i hap rrugën trajnerit të ri”, u shpreh trajneri për mediat turke.

Vendin e tij në stolin e Turqisë pritet ta marrë Shenol Gynesh, trajneri aktual i ekipit të Beshiktash. Ky shkarkim i Luçeskut vjen përpara fillimit të fazës kualifikuese në “Euro 2020” ku Turqia do të luaj takimin e parë kundër Shqipërisë në “Loro Boriç” më 22 mars.