Zyrtare: Tirana firmos kontratë 2-vjeçare me Ismael Dunga

507
Sigal

Pas Elton Cale e Agustin Torassa, Tirana bën edhe “goditjen” e fundit në repartin e sulmit.

Klubi kryeqytetas ka firmosur me sulmuesin Ismael Dunga të cilit i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare. Paraqitja fantastike me Luftëtarin, bindi drejtuesit bardheblu për ta afruar në skuadër futbollistin nga Kenia.

Më parë Tirana ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me mbrojtësin e Shpresave, Kostandin Kariqi.

Njoftimi i plotë i klubit:

Ismael Dunga është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Dunga ka përfunduar kontratën me klubin e Luftëtarit dhe ka zyrtarizuar sot marrëveshjen bardheblu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave në sezonin e fundit me Luftëtarin, vjen si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës.