Zyrtare, Skënderbeu konfirmon shkarkimin e Agostinelit, nesër prezanton Ilir Dajën

419
Sigal

Klubi i Skënderbeut ka
zyrtarizuar sot lamtumirën e trajnerit Andrea Agostineli dhe emërimin e
trajnerit Ilir Daja në stolin e ekipit korçar, ndonëse marrëveshjet mes palëve
ishin finalizuar gjatë ditës së djeshme, gjithçka është bërë zyrtare vetëm
ditën e sotme.

Nëpërmjet një njoftimi
në faqen e Facebook, klubi bëri të ditur se ishte ndërprerë me mirëkuptim
kontrata me teknikun italian, pasi pavarësisht besimit që ekzistonte ndaj tij,
rezultatet nuk kishin përmbushur pritshmërinë. Ndaj nesër do të prezantohej në
krye të ekipit Ilir Daja, i cili ka për detyrë të mbrojë titullin kampion për
klubin korçar para se të konfirmohet për dy sezone të tjera në drejtimin e
Skënderbeut.

Njoftimi i Skënderbeut
Pas dy fazave të para, drejtuesit e Klub Futboll ‘Skënderbeu’ kanë arritur të
zgjidhin me mirëkuptim kontratën me teknikun italian Andrea Agostineli.

Pavarësisht besimit që
trajneri kishte nga drejtuesit, rezultatet e deritanishme që skuadra ka arritur
nuk shkojnë për shtat me objektivat e klubit, ndaj i urojmë suksese Agostinelit
në karrierën e tij!
Skuadra do të nisë përgatitjet në Antalia në datën 6 janar dhe në krye të
pankinës është zyrtarizuar trajneri Ilir Daja, prezantimi të cilit do të bëhet
në datën 4 janar në orën 12:00 në rezidencën e kampionëve në “Tropikal Resort”
në Durrës!