Zyrtare/ Shqiptari i Juventusit bashkohet me Sadikun te Lugano

390
Sigal

Nga Juventusi te Lugano, ku do të luajë në krah të Armando Sadikut. Futbollisti me origjinë kosovare, Qëndrim Kameraj është larguar nga kampionët e Italisë, për të vazhduar karrierën e tij në Zvicër, që është edhe vendlindja e tij.

Mbrojtësi 19-vjeçar është blerë nga Lugano, megjithëse si fillim do të aktivizohet me skuadrën e dytë në mënyrë që të fitojë sa më shumë eksperiencë.

Kameraj u bashkua me Juventusin në vitin 2017, por nuk arriti të fitojë të bindë “Zonjën e Vjetër” për ta mbajtur në skuadër.