Zyrtare/ Ndeshja Itali-Shqipëri do luhet në Palermo, në 24 mars 2017

502
Sigal

Konfirmohen
dyshimet që Shqipëria kishte për zgjedhjen e stadiumit që kombëtarja Italiane
do të vendoste të zhvillohej ndeshjen e radhës për eliminatoret e botërorit
Rusi 2018. Federata Italiane e futbollit donte të shmangte një qytet ku kishte
shumë shqiptarë dhe kështu ka ndodhur.

Ndeshja e skuadrës tonë kombëtare kundër Italisë,
do të luhet në Palermo, stadium me kapacitet 36 400 tifozë. Lajmi është
konfirmuar sot në drekë. Takimi Itali- Shqipëri, i programuar sipas shortit për
tu luajtur më datë 24 mars 2017, do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”.

Kjo është e hera e parë që këto dy
skuadra kombëtare, do të ndeshen zyrtarisht me njera-tjetrën. Shqipëria dhe
Italia, në nivel ekipesh kombëtare janë ballafaquar vetëm njëherë, në një
miqësore të zhvilluar në Gjenovë në nëntor të vitit 2014.