Sigal

Milan ka zyrtarizuar më në fund transferimin e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta nga Flamengo me një kontratë katër vite e gjysmë. Marrëveshja është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të klubit.

“AC Milan ka lajmëruar ditën e premte regjistrimin e futbollistit të Flamengo-s Lucas Paqueta. Ai ka luajtur 65 ndeshje te Flamengo duke shënuar 13 gola dhe duke fituar Campeonato Carioca de Futebol 2017. Ai ka debutuar me përfaqësuesen braziliane më 5 shtator të vitit 2018, në fitoren 2-0 ndaj Amerikës. Lucas Paqueta do t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit në Milanello më 7 janar të vitit 2019, kur të rinisin seancat stërvitore.”

21-vjeçari do të prezatonet të martën në orën 15:00. Kuqezinjtë kanë paguar 10 mln euro bonuse, përveç blerjes 35 mln euro.