Zyrtare/ Milan i thotë lamtumirë sponsorit Adidas, “djalli” tashmë vishet me Puma

706
Milan i thotë “lamtumirë” sponsorit teknik “Adidas”dhe mirëpret sponsorin “Puma”. Shoqëria kuq e zi ka komunikuar në faqen e tyre zyrtare duke deklaruar se kanë ndërprerë kontratën e tyre në mënyrë konsenusale me sponsorin teknik “Adidas”.
Ky ishte viti i tyre i fundit pas 20 viteve bashkëpunim me njëri-tjetrin. “Djalli” tashmë do të ketë një sponsor të ri si “Puma” por ky fakt nuk është ende zyrtar por thuhet se akordi midis tyre është arritur me shifrën rreth 10-15 milion euro në sezon.
Sigal