Telenovelës mes presidentit Refik Halili dhe trajnerit Ze Maria i ka ardhur fundi. Pas tratativave dhe bisedimeve të shumta, më në fund presidenti bardheblu ka vendosur të shkarkojë trajnerin e Tiranës, Ze Maria.

Vendimi për shkarkimin e Ze Marias është marrë, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi. Aventura e teknikut brazilian në stolin e 24 herë kampionëve përfundon pas më shumë se 15 muajsh. Ze Maria u emërua trajner i Tiranës pas rënies së skuadrës në kategorinë e parë. Suksesi më i madh i trajnerit brazilian ishte ringjitja në kategorinë superiore pas vetëm një sezoni mungese. Megjithatë rezultatet në superligë nuk kanqë qenë ato që priteshin, pasi drejtuesit bardheblu kishin si synim luftën për titullin kampion ose të paktën arritjen e kupave të Evropës. Në 8 javët e para, Tirana ndodhet në kuotën e tetë pikëve me 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, duke mbajtur vendin e 7 në tabelën e renditjes. Në stërvitjen e sotme Ze Maria u paraqit në ambientet e kompleksit Skënder Halili me 15 minuta vonesë dhe nuk u ndërrua fare për të drejtuar skuadrën në fushë por pati vetëm një takim të shkurtër që zgjati 10 minuta me futbollistët dhe më pas braziliani dhe stafi i tij u larguan nga ambientet e Skënder Halili. Menjëherë më pas Ze Maria iu drejtua zyrës së presidentit Refik Halili ku diskutoi me numrin 1 ndarjen me konsensus duke arritur një marrëveshje.

Humbja me Laçin i vendosi kapak eksperiencës së ish lojtarit të Interit te bardheblutë me presidencën që vendosi ta shkarkonte me motivin e rezultateve të dobëta. Humbja me Laçin erdhi pas asaj disfate tepër të rëndë për Tiranën, në derbin me Partizanit, ku 24 herë kampionët nuk arritën për të disatën herë në këto vitet e fundit, të mposhtnin rivalët e kryeqytetit