Zyrtare: Javier Pastore i bashkohet Romës nga PSG-ja

451
Sigal

Paris Saint-Germain e ka konfirmuar edhe zyrtarisht se Javier Pastore ka nënshkruar me Romën.

Mesfushori argjentinas mbërriti në Itali mbrëmjen e kaluar për ta kompletuar transferimin në klubin nga kryeqyteti italian.

Blerja e tij do t’i kushtojë Romës rreth 20 milionë euro, raportojnë mediat italiane.

Pastore i kreu testet mjekësore në kliniken Villa Stuart mëngjesin e sotëm dhe kampioni i Francës momente më parë e konfirmoi shitjen e tij në Romë.

“Mesfushori argjentinas i Paris Saint-Germainit, Javier Pastore, është transferuar në klubin italian Roma”, thuhet në një komunikatë të PSG-së.