Zyrtare/ Icardi i jep lamtumirën Interit

430
Sigal

Pas mungesës së Lautaros në Europa League dhe afrimi i derbit kundër Milanit dukej se marrëdhënija Inter-Ikardi po shkonte drejt përmirësimit por ngjarja e sotme ka treguar të kundërtën dhe duket se për momentin situata është shumë e nderë.

Ish-kapiteni i Interit nuk u paraqit fare sot në San Siro, për ndeshjen Inter-Spal, pas fishkëllimave që iu adresuan nga tifozët në ndeshjet e fundit të zikaltërve.

Në këtë mënyrë, situata është kaotike dhe duket se nuk po prodhojnë asgjë takimet mes administratorit të deleguar Bepe Marota dhe përfaqësuesve të sulmuesit argjentinas.

Të enjten Interi do të presë Aintrahtin e Frankfurtit në Europa League dhe në sulm është në vështirësi të mëdha, por Ikardi nuk kthehet më në stërvitje, me sa duket. Fitorja e sotme sigurisht ka vlera, por situata e krijuar me argjentinasin është e paprecedentë.