West Hami ka nënshkruar me Andriy Yarmolenko nga Borussia Dortmundi, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Çmimi për transferimin e ukrainasit nuk është zbuluar, transmeton Gazeta Express.

Yarmolenko u transferua në Dortmund verën e kaluar nga Dinamo Kyiv, mirëpo nuk arriti t’i kënaq drejtuesit e klubit gjerman me paraqitjet e tij, ku shënoi vetëm 3 gola.