Zyrtare: Derbi Tirana-Partizani do të luhet më 12 mars në “Qemal Stafa”

465
Sigal

TIRANE – Tashmë është edhe zyrtare pas konfirmimit të FSHF-së. Derbi i kryeqytetit do të luhet të enjten e 12 marsit në kryeqytet në stadiumin “Qemal Stafa”.

Pas shumë polemikave dhe vështirësisë për të gjetur stadium të enjten në mbrëmje duket sikur të dyja klubet gjetën gjuhën e përbashkët dhe finalizuan së bashku derbin në tapetin e ri të impiantit kryeqytetas por duhej edhe konfirmimi zyrtar edhe i Federatës i cili erdhi të premten në mesditë.

Në një njoftim për mediat Federata zyrtyarizoi derbin pas 2 javësh në Tiranë duke respektuar marrëveshjen mes klubeve.

Njoftimi i FSHF-së për derbin Tirana-Partizani
Ndeshja e shumëpritur, derbi Tirana-Partizani do të zhvillohet pas 2 javësh. Të dyja palët kanë arritur dakortësinë që ndeshja, në pamundesi për tu zhvilluar ditën e shtunë, të luhet pas 2 javësh në tapetin e ri të stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, ndaj Federata Shqiptare e Futbollit po respekton marrëveshjen midis 2 klubeve.

Në këtë mënyrë derbi nuk do të degdiset në Peqin ashtu siç u ra dakord për tu zhvilluar në mungesë të një stadium në kryeqytet.Eventi më i madh futbollistik i kryeqytetit do zhvillohet ashtu siç i ka hije. Tashmë pritet spektakël i dy tifozerive ashtu sin ë derbin e fundit të cilin e fitoi Partizani 2-0.