Zyrtare/ Chelsea kryen transferimin e parë, merr futbollistin e ‘tre luanëve’ nga Everton

142
Chelsea ka arritur marrëveshjen për blerjen e mesfushorit të Everton Ross Barkley për shifrën e 17 mln eurove. Mesfushori anglez që luan edhe për “Tre Luanët” fillimisht kaloi provat fizike ndërsa më pas u zyrtarizua si futbollisti i Chelsea-s, aty ku do të mbajë numrin 8.
24-vjeçari ishte përfolur për një kalim te Tottenham gjatë verës por fantazizti tashmë ka firmosur për kampionët në fuqi të Premier League.
“Jam tepër i lumtur dhe po pres me padurim të filloj aventurën e re. Të kem shansin për një start të ri te një klub si Chelsea është diçka e pabesueshme për mua. Shpresoj të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën të shënojë më shumë gola.
Barkley kishte që në moshën 11-vjeçare tek Everton dhe ka zhvilluar 150 ndeshje në Premier League.