Zyrtare: Barcelona transferon Paulinhon

534
Sigal

Barcelona ka zyrtarizuar futbollistin më të ri që do t’i bashkohet skuadrës, brazilianin Paulinho. Klubi katalanas ka njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen e tyre ne internet se ka arritur marrëveshjen me skuadrën kineze të Guangzhou Evergrande për shifrën e 40 mln eurove. Barcelona dhe Paulinho kanë rënë dakord për një bashkëpunim 4-vjeçar dhe klauzola e largimit (prishja e njëanshme e kontratës) vlen 120 mln euro.
Futbollisti nesër do ti nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë para se ti bashkohet shokëve të rinj të skuadrës.