Sigal

Juventus më në fund arrin që të marrë edhe firmën e Aron Ramsey-it. Mesfushori i Arsenalit, ashtu siç ishte parashikuar, ka zgjidhur dhe detajet e fundit për të nënshkruar kontratën me klubin bardhezi.

“Sky Sport” shkruan se të dyja palët nuk janë takuar në Londër siç ishte përfolur, por në një zonë të Madridit. Juventus në këtë mënyrë bën një tjetër goditje me kosto zero, shumë e ngjashme me atë të verës së kaluar, kur i rrëmbyen me të njëjtën formulë Emre Can, Liverpoolit.

Një akord i arritur edhe në sajë të dëshirës së futbollisti uellsian, i cili do të përfitojë 8 milionë euro neto në sezon. Ramsey garanton një rendiment të lart në mesfushë, pasi luan në disa pozicione dhe klasi i tij është evidentuar nën drejtimin e trajnerit Wenger.

Me të mesfusha e klubit torinez do të kompletohej, pasi Khedira do të largohej. Ai do t’i bashkohet Emre Can, Matuidi, Pjanic dhe Bentacur, në një mesfushë me shumë kualitet dhe përvojë. Një ndër kualitetet më të rëndësishme të uellsianit janë edhe golat, të cilat mund t’i shërbejnë shumë “Zonjës së Vjetër”.