Zyrtare, Allegri rinovon me Juventusin

51
Massimilliano Allegri do të vijojë të mbetet tek Juventus, deri në vitin 2020 të paktën. Tekniku italian rinovoi sot kontratën me bardhezinjtë për të vazhduar projektin duke synuar fitimin e Ligws sw Kampioneve.

Zyrtarizimi u dha nga vetë klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe në faqen e vet zyrtare.

Mësohet se Alegri do të përfitojë një rrogë prej 8 milionë eurosh neto në sezon, që e bën atë trajnerin më të paguar në Itali dhe ndër më të paguarit në Europë.