Zviceranët: “Lorik Cana, luftëtari me zemër të madhe”

558
Sigal

Televizioni shtetëror zviceran “Shvajcer Fernzehen” i ka kushtuar një portret kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana, në prag të supersfidës Zvicër-Shqipëri, takim që të luhet të martën në Lucernë. Sipas televizionit zviceran, askush më më mirë se kushdo tjetër mund të reflektojë fuqitë e Shqipërisë dhe ky është kapiteni Lorik Cana, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur në Zvicër. Shkrimi ilustrohet edhe më një foto, ku Lorik Cana paraqitet në një duel me yllin portugez, Kristiano Ronaldo. “Është goxha mirë që, shqiptari Lorik Cana, gjatë përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2014, Zvicër-Shqipëri, kujton episode nga rinia e tij. Mesfushori 29-vjeçar i Lacios së Romës ka luajtur nga viti 1997 deri në vitin 2000 me të rinjtë e Lozanës”, – shkruan “Shvajcer Fernzehen”.

NGA LOZANA NË PARIS

Nga mosha gjashtë deri në 16 vjeç, Cana jetoi së bashku me familjen e tij nga Kosova, si emigrant në komunën e Sheso-syr-Lozanë. Teksa Paris Sën Zhermeni tregoi interes për të, atëherë Cana mori pasaportë franceze dhe tërhoqi në vitin 2000 dhe familjen e tij për në metropolin francez.

DEBUTIMI KUNDËR ZVICRËS

Në vitin 2002 Cana debutoi me ekipin e parë të Paris Sën Zhermenit, dhe vetëm disa muaj më pas, ai mori ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Rasti e solli, që debutimi i Canës të përkonte me një ndeshje kundër Zvicrës, pikërisht më 11 qershor 2003, në kualifikueset e Europianit, në Gjenevë, një ndeshje e përfunduar 3-2.

TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE

Me kalimin e viteve Cana u rrit si futbollist dhe u bë një lojtar i Kombëtares, por dhe të dilte në arenën ndërkombëtare. Në vitin 2005, Loriku u transferua nga Paris Sën Zhermeni te Olimpiku i Marsejës, ku mesfushori luftarak u bë kapiten. Më pas, destinacioni ishte Sandërlendi në Angli dhe Gallatasaraji në Turqi. Pas Stambollit, Cana u stacionua në vitin 2011 në kryeqytetin italian, tek Lacio e Romës.

NJË MAL ME TË VERDHA

Cana luan si një mesfushor i vërtetë me numrin gjashtë, pra shkatërrues, por ai mund ta bëjë shumë mirë edhe rolin e një qendërmbrojtësi. Stili i lojës së tij është shumë luftarak dhe e bën të dashur për tifozët. Luan me shumë pasion dhe pa kompromis me kundërshtarin. Gjatë karrierës së tij ai ka shënuar 12 gola, e ka lënë fushën 7 herë dhe ka marrë më shumë se 100 kartonë të verdhë.

PATRIOT I MADH

Ngjyrat e vendit të tij i japin një pasion të veçantë, dhe kjo e nxit atë të japë dhe të bëj gjithçka, qoftë në fushë, por dhe në formën e tatuazheve. Pranë shqiponjës dykrenare qëndron e shkruar në trupin e Canës edhe një pjesë e himnit shqiptar. Zviceranët do të përballen me këtë simbol të ekipit shqiptar, që nuk bën kurrë kompromis me veten dhe jep gjithçka, dhe, këtë e tregoi edhe në ndeshjen e së premtes, në fitoren 3-1 ndaj Qipros, ku Cana ishte më i miri në fushë.

________________________________________________

KOSOVARËT E SHQIPËRISË

Lorik Cana

Është lindur në Prishtinë, më 27 korrik 1983. Aktualisht luan me Lacion, në Itali. 60 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren.

Samir Ujkani

Është lindur në Vuçitern, më 5 korrik 1988. Aktualisht luan me Palermon, në Itali. 16 ndeshje me Kombëtaren.

Etrit Berisha

lindur në Prishtinë, më 10 mars 1989. Aktualisht luan me Kalmarin, në Suedi. 2 ndeshje me Kombëtaren.

Mërgim Mavraj

Është lindur në Hanau të Gjermanisë, më 9 qershor 1986. Luan me Grojther Fyrth, në Gjermani. 4 ndeshje me Kombëtaren.

Armend Dallku

Është lindur në Prishtinë, më 16 qershor 1983. Luan me Vorskla Poltavën, në Ukrainë. 56 ndeshje, 2 gola me Kombëtaren.

Alban Meha

Është lindur në Mitrovicë, më 26 prill 1986. Luan me Padebornin, në Gjermani, Bundesliga 2. 1 ndeshje me Kombëtaren.

Burim Kukeli

Është lindur në Gjakovë, më 16 prill 1984. Luan me Cyrihun, në Zvicër. 1 ndeshje me Kombëtaren.

Ahmed Januzi

Është lindur në Vuçiternë, më 8 korrik 1988. Luan me Vorskla Poltavën, në Ukrainën. 4 ndeshje me Kombëtaren.

_______________________

ZVICRA

Themelimi si federatë: 1904

Renditja në FIFA:             20

Finale Botërori:                 9

Trajner:                                Otmar Hitzfeld

_________________________

SHQIPËRIA

Themelimi si federatë: 1930

Renditja në FIFA:             84

Finale Botërori:                 0

Trajner:                                Xhani De Biazi

____________________________

BILANCI ME ZVICRËN

4 ndeshje; 0 fitore, 1 barazime, 3 humbje, golat: 4-7

11/04/1965  Tiranë:     Shqipëri-Zvicër 0-2

02/05/1965  Gjenevë: Zvicër-Shqipëri 1-0

12/10/2002  Tiranë:    Shqipëri-Zvicër 1-1

11/06/2003  Gjenevë: Zvicër-Shqipëri 3-2