Zv/presidenti i UEFA-s: Zgjedhjet ishin të rregullta, Fino mund ta ndihmojë futbollin nga pozicioni që ka

78
Pas përfundimit të votimit për president të FSHF-së, për mediat është prononcuar zv/presidenti i UEFA-s, Surkis. Ai ka deklaruar se zgjedhjet ishin të rregullta dhe se Fino mund ta ndihmojë futbollin nga pozicioni që ai ka.
“Zgjedhjet ishin brenda rregullave, të rregullta dhe në demokraci. Në mendimin tim nuk ka humbës. Është detyrë e Federatës që të zhvillojë futbollin. Kemi ide të reja se si do ta ndihmojnë futbollin shqiptar. U bëra thirrje kandidatëve që të ndihmonin futbollin shqiptar. Dua që të uroj presidentin e Futbollit dhe t’i uroj suksese. Fino mund ta ndihmojë futbollin nga pozita që ai ka.”