“Zorro” Sadiku, nuk luan ndaj Getafes, do jetë në tribunë

640
Për sulmuesin e Kombëtares sonë, Armando Sadikun, i cili në këtë merkato dimri ka kaluar te Levante në La Liga të Spanjës, ndeshja mes Levantes dhe Espanjolit duket se ka rezultuar e errët për të. Sepse pas përplasjes me portierin e Espanjolit, Diego Lopez, Sadiku u dëmtua duke thyer hundën, dhe më pas ai ka vënë edhe maskë për të shmangur ndonjë problem më të rëndë. Ndërkohë që dje, trajneri i ri i Levantes, Pako Lopez, ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen përballë Getafes sot, por duket mungesa e sulmuesit Armando Sadiku. Dhe shkak për këtë, është bërë dëmtimi që ai pësoi ndeshjen e fundit, e për pasojë, do ta ndjekë këtë ndeshje nga tribuna. Le të shpresojmë që ai të rikuperohet për ndeshjen miqësore më 26 mars, Shqipëri-Norvegji.
Sigal