Zmijani dorëhiqet nga stoli i Vllaznisë

478
Vllaznia u mposht sërish ditën e diel, këtë herë nga Laçi 0-1, humbje kjo e cila ishte e pesta për shkodranët në kategorinë Superiore, duke shënuar edhe startin më të keq në historinë e klubit. Humbja e fundit e ka detyruar trajnerin e Vllaznisë, Luan Zmijani të dorëhiqet nga detyra që mbante. Në fakt ky vendim erdhi pas një takimi të stafit teknik të kuqebluve me Drejtorin Sportiv, të cilit i kanë paraqitur dorëheqjen e parevokueshme. Kështu përveç Zmijanit largohet nga drejtimi i Vllaznisë edhe trajneri i portierëve Dani dhe ndihmëstrajneri Dibra. Vendimin e tij Zmijani e bëri publik me një deklaratë për shtyp, ku thekson se e ka hedhur këtë hap bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit teknik.
Sigal