Zlatan Ibrahimovic: FIFA s’mund të më ndalojë të luaj në Botërorin e Rusisë

603
Zlatan Ibrahimoviç ka thënë me guxim se “FIFA nuk mund të më ndalojë”, nëse ai merr vendimin për të ndjekur ëndrrën e Kupës së Botës me Suedinë, këtë verë. Sulmuesi suedez mori vendimin për të dalë në pension ndërkombëtar në fund të “Euro 2016”.
Megjithatë, Ibra ka sugjeruar se do të jetë i gatshëm të kthehet “nën armë” për një paraqitje të fundit për vendin e tij në garat më të mëdha. Një partneritet tregtar me platformën e lojërave të fatit, “Bethard”, ka kërcënuar se nuk do ta lejojë këtë, si rezultat i rregulloreve të FIFA-s në lidhje me bastet, por Ibrahimoviç këmbëngul se asgjë nuk do ta pengojë atë të jetë në Rusi, nëse vendos ta marrë atë rrugë.
Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Barcelonës i tha “Eurosport”: “FIFA nuk mund të më ndalojë. Nëse dua të jem atje, do të jem në Rusi. Ashtu si me ekipin kombëtar, nëse dua të luaj, do të luaj. Kjo nuk është një pyetje për FIFA-n, është një pyetje për mua dhe atë që dua. Dera e Suedisë është e hapur dhe jo e mbyllur.
Nëse gjithçkashkon ashtu siç duhet dhe ndiej se mund të bëj gjërat që jam i aftë për to, siç i kam bërë gjithmonë, atëherë mund të flasim për këtë. Ne jemi në një pozicion, ku unë jam vetëm i lumtur që mund të luaj. Tani dua të luaj futboll, kështu që le të presim. Dhe kur luaj në klubin tim, pastaj do të shohim nëse mund ta bëj këtë edhe në Kupën e Botës”.
Sigal