Ziyech befasohet në eBay: I dhuroi fanellën djaloshit që u fut në fushë, ai e nxjerr në shitje online

165

Sulmuesi i Ajax Ziyech mund të jetë befasuar nga cmimi që fanella e tij ka arritur në… eBay. Ndoshta arritja e sezonit të kaluar nga skuadra hollandeze, që shkoi një hap larg finales së Champions League. E në rastin e ndeshjes së fundit europiane të hollandezëve, Ziyech ka qenë një nga protagonistët, duke shënuar të parin nga dy golat me të cilët Heshtarët morën fitoren kundër Lille. Gjatë ndeshjes, megjithatë, numri 11 i skuadrës së Erik ten Hag u përfshi në një episod interesant.

Ziyech u bë “shënjestër” e një tifozi të ri të Ajax, që arriti të futej në fushë për të takuar nga afër një prej idhujve të tij. Lojtari e priti djaloshin me një përqafim të ngrohtë, që ka bërë xhiron e botës duke emocionuar web. Ziyech në përfundim të ndeshjes i ka dhuruar edhe fanellën tifozit, duke marrë të tjera elozhe për sjelljen e tij. Vetëm se të rejat e fundit e kanë tronditur fundin e bukur të historisë.

Tifozi i Ajax nuk e ka mbajtur kujtimin për vete. Në eBay, faqja e njohur për blerje online, është shfaqur shitja në ankand e fanellës së veshur nga Ziyech në ndeshjen mes Lille e Ajax, luajtur në 27 nëntor. Ankandi nis nga 1.020 euro e në përshkrimin e artikullit thuhet se fanella ka mbetur sic ishte. Djaloshi që pushtoi fushën me shumë mundësi do të ketë ca të ardhura të mira nga shitja e fanellës së cmuar, por zhgënjimi është i gjithi për Hakim Ziyech!/lapsi.al