Sigal

Manchester United afroi Ole Gunnar Solskajer për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Jose Mourinho. Por, gazeta spanjolle “AS” ka bërë një formacion të “Djajve të Kuq” me Zinedine Zidane në pankinë.

Nga kontigjenti i lojtarëve që ndodhen aktualisht nuk lëvizin 7 lojtarë, ndërsa planifikohen edhe katër afrime, dy nga Real Madrid, një nga Bayern Munchen dhe një nga Napoli.

Formacioni i Zidane do ishte me De Gea në portë, në qendër bëhet revolucion, Koulibaly dhe Varane shikohen si zgjidhja e problemeve të pësimit të golave, ndërsa në krah janë Dalot dhe Luke Shaw, shkruan SP.

Mesfusha e Zidane nuk mund të konceptohet pa Toni Kroos, i cili do mbështetej nga Matic dhe Pogba. Në sulm trajneri francez do të luante me Rashford dhe James Rodriguez, të cilët do mbështesin Romelu Lukaku në majë të sulmit.