Zinedine Zidane largohet nga Real Madrid

714
Sigal

Zinedine Zidane komunikon largimin e tij nga drejtimi i Real Madrid, vetëm pesë ditë pasi i çoi një fitore të tretë të Champions League.

Në një konferencë për median në Bernabeu Stadium Zidane tha se “kishte marrë vendim për të mos vazhduar vitin tjetër.”

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ishte në krah të Zidane, gjatë kësaj konference.

“Kam vendosur që të mos vazhdoj më për stolin e Real Madrid.  Kam dashur gjithmonë të flas për të shpjeguar arsyet e mia, por është një moment i vështirë. 

Kjo skuadër duhet të vazhdojë të fitojnë, prandaj ka nevojë për ndryshim në stol. Metoda të reja të punës, kjo është arsyeja se pse unë mora këtë vendim.

 E dua këtë ekip dhe presidenti, të cilit do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Por sot është e drejtë që unë dhe ekipi të ndryshojë. 

Prandaj vendosa që të mos vazhdojë më”, tha Zidane në konferencën për shtyp.

Pas 2 viteve e gjysmë në krye të kampionëve të Europës, legjenda franceze në një vendim surprizë vendosi që të largohet nga drejtimi i Realit.

Zidane arriti që të fitonte 9 trofe në drejtimin e klubit, mes të cilave 3 trofe të Champions League radhazi duke thyer cdo rekord.