Zinedine Zidane i vendos tre kushte Çelsit për të firmosur

402
Sigal

Francezi Zinedine Zidane që drejtoi me mjaft sukses skuadrën e Realit të Madridit, duket se është gjithnjë e më afër marrjes së drejtimit të ekipit të Çelsit të Londrës në Premier Ligën anglezë. Duket se edhe vetë mandati i Çelsit, Roman Abrahmoviç e sheh Zidanen si trajnerin e duhur për ta mbajtur skuadrën që ai financon në nivelet më të larta.

Por, kandidati për stolin, francezi Zidane duket se ka edhe kushte. Nga sa raporton prestigjozja angleze “The Sun”, duket se ai ka tre kushte që kërkon t’i realizon nëse do të ulet në pankinën e londinezëve dhe tashmë i takon Abrahmoviçit që të zgjedhë!

Kështu, buxheti prej 230 milionë eurosh, rinovimi i Hazard dhe dora e lirë në merkato në krah të administratores së deleguar Marina Granovskia për të ndërtuar një ekip që të luftojë për të fituar çdo kompeticion vitin që vjen. Gjithsesi, deri në fund Çelsin do ta drejtojë italiani Sarri.