Sigal

Interi ka rrëmbyer një fitore të madhe 1-0 ndaj Napolit në super sfidën e javës së 18-të në Seria A. Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen vetëm në minutat shtesë. 10 minuta nga fundi Napoli mbeti me një futbollistë më pak, pasi Koulibaly ironizoi gjyqtarin duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Edhe pse me një futbollist më pak, në minutën e 90-të, Napoli kishte një shans të artë me Zielinskin, por Asamoah shpëtoi një gol të sigurt duke e larguar nga vija fatale. Në minutën e dytë të shtesë, Lautero Martinez realizoi një gol të bukur me një kthim brenda zonës.

Në kohën shtesë edhe Insgine u largua me karton të kuq. Interi ngjitet në kuotën e 36 pikëve, 5 më pak se Napoli.