Zidane urdhër të prerë Perezit: Dua këtë lojtar!

597
Sigal

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, kërkon të kthejë skuadrën “Galaktike”. Spanjollët dështuan totalisht në sezonin që lamë pas dhe francezi nuk dëshiron që skuadra e tij të çalojë.

Ai ka kërkuar një takim kokë më kokë me presidentin Florentino Perez-in dhe ia ka bërë të qartë kërkesën e tij: “Dua Paul Pogbanë!”. Një diskutim që zbulohet nga emisionin “El Chiringuito”, një ndër mediet afër klubit spanjoll.

Zidane shpreson që United të pranojë të ulet në bisedime dhe të përfshijë në operacion dhe ndonjë futbollist që nuk e do në Bernabeu. Emri i Garetb Bale lakohet më së shumti, por pëlqehet dhe nga drejtuesit e United.