Zidane në pikën më kritike: Dështova, fati im varet nga PSG-ja

616
Zinedine Zidane pranoi se fati i tij do të vendoset nga ndeshja e Ligës së Kampionëve, në muajin shkurt, kundër PSG, pasi Real Madridi u eliminua nga Kupa e Mbretit prej Leganes. Goli i Marco Asensio në ndeshjen e parë çerekfinale e kishte anuar dukshëm peshoren e kualifikimit nga “Los Blancos”, që të mërkurën luajtën sfidën e kthimit në “Santiago Bernabeu”. Por, pavarësisht se Zidane aktivizoi Sergio Ramos dhe Karim Benzema, edhe pse Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale u lanë pushim, Leganes nënshkroi një fitore 2-1 dhe përparoi në këtë kompeticion falë golave në fushë kundërshtare. Leganes është skuadra e parë në historinë e Kupës së Mbretit që rrëzon Real Madridin në “Bernabeu”, pasi e humbi ndeshjen e parë çerekfinale në shtëpi. Kampionët e Spanjës dhe të Europës në fuqi janë 19 pikë pas udhëheqësve të La Liga-s, Barcelona, ndaj shanset e tyre për të shtuar çdolloj trofeu të brendshëm në Superkupën e Spanjës shkoi dëm.
Dhe Zidane, i cili e ka udhëhequr Real Madridin në dy tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve, beson se ballafaqimi me PSG-në në Champions mund të vendosë të ardhmen e tij të afërt. “Natyrisht, kjo është vërtet e qartë, – tha Zidane, kur u pyet nëse puna e tij ishte në rrezik. – Unë jam përgjegjës për këtë, unë jam trajneri. Kështu, po unë duhet të gjej zgjidhje, po unë duhet ta marr përsipër përgjegjësinë. Unë do të vazhdoj gjithmonë të luftoj, të vazhdoj të punoj, të përpiqem dhe të kërkoj gjëra për ta bërë ekipin më të mirë. Nuk pendohem që kurseva disa lojtarë. Disa prej tyre kishin nevojë për pushim. Në fund të fundit, rezultati është logjik, pasi kundërshtari luajti ndeshjen e tij, ndërsa ne nuk e bëmë këtë. Unë jam përgjegjës për këtë, është një dështim për mua sot. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të marr përgjegjësinë për të gjitha këto, por do të vazhdoj të punoj.
Nesër është një ditë tjetër dhe ajo që duhet të bëjmë është të marrim veten e të mendojmë për ndeshjen e së shtunës, ndaj Valencias. Por, sot është një goditje shumë e vështirë. Unë jam përgjegjësi për këtë, sepse unë e zgjedh ekipin. Dhe në fund kam gabuar për shumë gjëra, jam i zemëruar me veten time, jo me lojtarët e mi. Lojtarët e mi u përpoqën, vrapuan, ndoshta luajtën keq, ata kanë një pjesë të fajit, por unë jam më përgjegjës. Zgjidhja është që të vazhdojmë të punojmë. Ne duhet të japim më tepër, sepse gjithçka kemi dhënë deri tani nuk është e mjaftueshme. Unë gjithmonë mendoj pozitivisht, madje edhe pas këtij dështimi, kur duhet të kërkojmë ndjesë për tifozët. Ne kemi një ndeshje kampionati të shtunën dhe më vonë, më 14 shkurt, një sfidë me shumë rëndësi në Ligën e Kampionëve”.
Sigal