Zidane kërkon juventinin Pogba tek Barcelona

496
Në Spanjë është duke shpërthyer një luftë milionash ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonës, objektivi është të joshin Paul Pogba. Sipas të përditshmes spanjolle AS: Pogba është objektivi kryesorë i Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm. Për Pogban prej kohësh ka pasur një interesim të madh nga ana e Barcelonës, verën e shkuar drejtuesit katalanas u takuan personalisht me Marottan dhe Paraticin. Gjithnjë sipas AS: Juventus e ka fiks çmimin për Pogban, 100 milionë euro, shumë të cilën shumë pak klube kanë mundësi ta paguajnë, Reali është një ndër to. Presidenti Perez është i gatshëm të sfidojë Barcelonën dhe ti bëjë një dhuratë të çmuar trajnerit të ri.
Sigal