Zidan kërkon Bonucci-n, Ramos nuk e do italianin. Synohet talenti 20-vjeçar

491
Një sezon fantastik për real Madrid i cili në organikën e klubit ka plot futbollistë cilësor. Madje edhe në pankinën e “galaktikëve” mund të vëresh lojtarë fantastikë që e kanë të pamundur të jenë pjesë e formacionit.
Në pamje të parë duket se Real nuk ka me çfarë të përforcohet, por një dëshirë e teknikut Zinedin Zidan është mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bunucci. Jemi në hapat e para të një tentative që mund të zgjasë shumë, por problemi i parë nuk është klubi italian që ka në zotërim lojtarin.
Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, është kapiteni i madrilenëve Sergio Ramos ai që nuk preferon Bonucci-n si partner në repartin e mbrojtjes. Ramos ka shprehur dëshirën që në skuadër të afrohet Jesus Vallejo, talenti 20-vjeçar, i cili është huazuar nga “Los Blancos” te Leverkusen.
Vallejo ka zhvilluar 25 ndeshje në “Bundesligë” me Leverkusen dhe Ramos kërkon që mbrojtësit spanjoll t’i jepet një shans te Reali.
Sigal