Sevilla shquhet si një skuadër eksperte në Europa League, por skuadra spanjolle nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Slavias së Pragës.
Në minutën e 39-të të pjesë së parë, kur vendasit po fitonin 2-1, Kral shënoi golin e barazimit në një mënyrë të habitshme. Lojtari i miqve është goditur në shpatull nga topi, që ka përfunduar më pas në trekëndësh.
Ai as vet nuk besoi se goditja e tij do të shkonte në rrjetë, ndëkrohë që portieri Vaclik e pati të vështirë për ta ndalur.