Zhgënjen Juventus, Sassuolo në avantazh

514
Sigal

Juventus ka zhgënjyer mesditën e sotme, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sasusolos. Bardhezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 20-të, me Bonuccin, që shënoi me një goditje në hyrje të zonës së kundërshtareve. Sassuolo reagoi mjaft mirë pas vetëm dy minutash duke shënuar një gol të bukur me Boga.

Në fillimin e pjesës së dytë miqtë kaluan në avantazh 1-2 ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, duke i befasuar të gjithë. Në minutën e 47-të ka qenë Caputo, i cili ka përfituar nga një gafë e De Ligt dhe më pas e Buffon, të cilit i ka shpëtuar topi nga duart.

Trajneri Sarri hodhi në fushë edhe Dybala-n, që I dha një tjetër fytyrë ndeshjes. Argjentinasi fitoi një penallti që u kthye në gol Ronaldo në minutën e 68-të. Pavarësisht shanseve të shumta për shënim, deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte.