Zhdukja e Sala, solidarizohet bota e futbollit

505
Sigal

Familja Italo-argjentinase e Emiliano Sala ka nisur privatisht kërkimet e avionit të zhdukur të hënën në kanalin e Anglisë, në të cilin po udhëtonte futbollisti më i ri i Cardiff City.

Lajmi u konfirmuar nga një mik i familjes së sulmuesit argjentinas.

“Apeli për të mbledhur fonde ka nisur të premten pasdite. Kjo u lejoi të afërmve të Emiliano Sala që përmes një organizate të specializuar  të rifillojnë kërkimet në kanalin këtë mëngjes të shtunën,” tha ai në një deklaratë në faqen e internetit të “GoFundMe”.

Dy anije po kryejnë operacione,” shtoi ai.

Rreth 2,000 njerëz kanë kontribuar deri më tani, duke mbledhur rreth 190,000 euro (217,000 dollarë). Mes donatorëve janë edhe shumë emra të njohur të botës së sportit, si N’Golo Kante, Adrien Rabiot, Mukiele, Kondogbia, Gundogan, Higuain, Koscielny, Tolisso, Vahid Halilhodzic dhe Demarai Grey.