Zhbllokohet loja, Barcelona shpërfytyron Realin në ‘Bernabeu’, tre gola në pjesën e dytë

399
Sigal

Reali i Madridit dhe Barcelona po luajnë në “Santiago Bernabeu” sfidën e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në minutën e 50-të Suarez kalon Barcelonën në avantazh.

Katalanasit nuk përmbahen, pasi në minutën e 69-të Dembele pason për Suarezin, i cili në dyluftim me mbrojtësit madrilenë detyron Varanen të shkaktojë autogol.

Kaq duhet dhe Reali shpërfytyrohet. Në të 71’ Casemiron shkakton penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Suarez.

Sulmuesi uruguaian godet vetë “alla Panenka” dhe 3-0 për Barçën.