“Zgjohet” Laçi, sot nis intensivisht fazën përgatitore

Edhe skuadra e Laçit, i ka dhënë fund përgatitjeve për javën e kaluar, dhe sot rikthehet në fushë për nisjen e fazës përgatitore. Nën drejtimin e trajneri Stavri Nica, sot kurbinasit do të nisin përgatitjet intensive, ku skuadra do të grumbullohet dhe për afro dy javë do të përgatiten nën një program të detajuar stërvitor. Përgatitjet do të vijojnë në Kamzë, dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm duken të mëdha. Puna ka nisur prej kohësh, sepse gjatë kësaj periudhe Laçi do të planifikojë dhe disa ndeshje miqësore, ndërsa ka luajtur me Teutën, Lirinë, Lushnjen, Kamzën dhe Vllazninë. Njëherësh, te Laçi ka vazhduar edhe merkato, ku janë afruar Rexhinaldo nga Luftëtari dhe ka rinovuar Ansi Nika, ndërkohë që ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare nigerian Ejoh. Të tjerët që janë afruar, më shumë janë futbollistë të rinj, ku nga Partizani kanë ardhur Vatnikaj dhe Smaçi, Kaloshi nga Korabi, dhe dy të rinjtë Xhixha e Bushi, që së bashku e çojnë në 13 numrin e futbollistëve të afruar te Laçi gjatë kësaj merkatoje të verës.