Zgjodhi mes Zvicrës Kosovës e Shqipërisë: Ja kush është sulmuesi i Hibernian

130

Thirrja e parë me kuqezinjtë, kurorëzimi i një ëndërre për shumë lojtarë e që Florian Kamberi nuk ka ndërmend ta cojë dëm. Sulmuesi i Hibernian i zgjedhur nga Edy Reja, si pasojë e dëmtimeve të Cikalleshit e Sadikut, kërkon të lërë gjurmë. Kamberi në konferencën e parë të tij për shtyp si kuqezi, ka treguar arsyet përse dëshironte Shqipërinë. “Për mua ishte e lehtë të zgjidhja Shqipërinë, kishte më shumë interes për mua dhe ndaj vendosa Shqipërinë. Iu kam thënë Kosovës, Zvicrës, dhe Shqipërisë, situatën time dhe e kam thënë dhe në daljet e mia në Skoci”.

Fjalët e para si kuqezi ndërsa debutimi i sulmuesit ndoshta mund të vijë kundër Andorrës. Një shans ndoshta në ndeshjen e duhur kundër kundërshtarit të duhur. Kamberi, 24 vjecari shtatlartë do të bëjë të vlejnë 189 centimetrat e tij, duke u bërë present në zonën kundërshtare.

Sulmuesi, që me moshat ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës, me 4 ndeshje dhe një gol për U21 helvet tani kërkon konfirmimin me kuqezinjtë. Kartvizita e Kamberit që ka nisur nga sezoni 2014-15 të bëjë eksperiencë në Gjermani, Zvicër e Skoci, ka veshur më parë fanellën e Grasshoppers, Karslruher e tani Hibernian. Në sezonin actual, në 11 prezencat në Premier League në Skoci, Kamberi ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës, ndërsa ndryshon puna në Kupën e Highlanders, ku në 5 takime të luajtur shqiptari ka shënuar 5 gola.

Sulmuesi shpreson të lërë gjurmë në debutimin me Shqipërinë dhe ndonëse nuk ka folur ende me teknikur Edy Reja shpreson që të ketë mundësinë e tij: “Nuk kam folur ende me të. Unë jam mësuar të luajë me dy sulmues dhe Shqipëria luan me skemën 3-5-2. Mua më bëhet mirë kështu, por mbetet të shohim së çfarë do zgjedhë trajneri” përfundoi Kamberi.